(2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se sot (e mërkurë), është arrestuari edhe i dyshuari i dytë për veprën penale, që policia e ka klasifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” e që kishte të bënte me vendosjen e granatës se dorës në tualetin e një diskoteke që kishte ndodh vitin e kaluar. Përndryshe, ditë më parë, (17 prill), policia kishte arrestuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me këtë rast.
Ndonëse akti ka ndodhur pra disa muaj më parë, më saktësisht më 28 korrik të vitit të kaluar, me këto arrestime tani vërtetohet se akti i kundërligjshëm mund të vjetrohet, por se assesi nuk harrohet dhe për këtë përkujdeset polica.
Duke folur për rastin në fjalë, kapiteni Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka kujtuar rasti e vitit të kaluar, (28.07.2013 ), kur ishte raportuar se në magjistralen Gjilan–Kamenicë , gjegjësisht në tualetin e një diskoteke ” në Gjilan , ishte identifikuar një mjet shpërthyes i llojit granatë dore, e që rasti ishte paraqitur nga një telefonat anonime.
Komandanti Azemi tha se pas një pune të vazhdueshme hetuesit nga stacioni policor në Gjilan, fillimisht ditë më parë arrijnë të identifikojnë dhe njëherësh të arrestojnë personi e dyshuar për vendosjen e granatës se dorës ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Gjilan kishte lëshuar vendimin mbi ndalim e me vonë, pas procedimit te lëndës, Gjykata Themelore ne Gjilan kishte shqiptuar edhe masën e paraburgimit, për të dyshuarin G . Q, mashkull shqiptar i moshës 22 vjeçare nga komuna e Gjilanit.
Njëherësh hetuesit kanë arritur edhe deri te informata për personin e dytë të dyshuar që kishte qenë i involvuar në vendosjen e granatës së dorës dhe sot arrestohet edhe ky i dyshuar, P.V. C, mashkull shqiptar i moshës 31 vjeçare, nga Gjilani, I cili me vendim të prokurorisë themelore ne Gjilan ndalohet për 48 orë.
Hetime nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan janë në vazhdim e sipër, ka thënë kapiteni Remzi Azemi komandant i Stacionit Policor të Gjilanit. /2lonline/