Në Stacionin Policor në Gjilan është mbajtur takimi i rregullt me Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP), të lagjes “Avdulla Presheva” të Gjilanit.
Përveç anëtarëve dhe udhëheqësve te KLSP-së, në ketë takim, kane marre pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor te Gjilanit, Major Alban Ramushi, dhe Udhëheqësi i Sektorit “Policia në Bashkësi”, rreshtere Sadete Sadiku.
Në këtë takim, u diskutuan shume çështje që kanë të bëjnë me preokupimet dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohet komuniteti në Lagjen “Avdulla Presheva” këtu në Gjilan.
Po ashtu u diskutua edhe gjendja e sigurisë, bashkëpunimi në mes banorëve, forumeve të sigurisë, në relacion me Policinë e Kosovës, me theks të veçantë gjatë këtij sezoni veror.
Anëtarët e KLSP-së, falënderuan Policinë e Kosovës për përkrahje dhe bashkëpunim, ku u potencua se gjendja e sigurisë është e kënaqeshme, duke kërkuar prezencë me të madhe dhe përkrahje.
Komandanti i Stacionit, major Alban Ramushi, prezantoi para të pranishmeve të arriturat policore për këtë periudhë të vitit, po ashtu prezantoi projektet rreth vetëdijesimit për parandalimin e zjarreve, sjelljet nëpër ahengje duke mos gjuajtur me armë, të “festohet me zemër e jo me armë” si dhe shprehu gatishmërinë e tije dhe stacionit policor, që çdo herë do të jetë përkrahë kërkesave të qytetarvëe.
“Te gjithë të pranishmit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin, duke pesë për bazë përmirësimin e kushteve jetësore. Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimi i një ambienti te qete e te sigurte për banoret e Gjilanit”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.