Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë me datë 06 shtator 2021, duke filluar nga 20:00, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Gjilanit.
Ekipe të Policisë të përkrahur nga inspektor të AVUK-ut kanë inspektuar rreth tridhjetë (30) lokale të ndryshme.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon te te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të Ekspertëve të shëndetësisë.
Në të kundërtën të gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero. /2LONLINE.com/