/2L ONLINE/ – Lidhur me manifestimin e opozitës sot në Gjilan, si thonë, undër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi është deklaruar edhe Policia E Kosovës, e Rajonit të Gjilanit.
Në një njoftim të tyre thuhet se më 09 dhjetor 2015 nga Kryesia e degës së AAK-së, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një kërkesë me shkrim për krijimin e kushteve për mbajtjen e manifestimit paqësor në Gjilan që do të mbahet me 12 dhjetor 2015.
Drejtoria e Policisë në Gjilan, bazuar në kërkesën e organizatorit dhe informatave të saja ka bërë përgatitjet e saja duke angazhuar zyrtarë policor dhe njësite tjera relevante për mbarëvajtjen e këtij manifestimi.
Manifestimi është mbajtur në qendër të qytetit të Gjilanit në sheshin “Agim Ramadani” duke filluar në ora 13:00 deri në ora 14:00, ku kanë marr pjesë rreth 1500 qytetarë. Pas fjalimeve të organizatorëve në ora 14:00 ka përfunduar, manifestimi në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident.
Policia e Kosovës është përkujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. /2L ONLINE/