(2L ONLINE) – Policia e Kosovës, stacioni në Novobërdë, gjatë patrullimit në realizim të urdhëresave të Gjykatës kanë shkuar në fshatin Parallovë. Me këtë rast, një kamionin Mercedes me targa vendore në të cilin ndodheshin së paku dy persona me të vërejtur automjetin e policisë është shmangur me shpejtësi në drejtim të shtëpisë së tyre kanë hyrë nëpër oborrin dhe më pastaj njëri nga të dyshimtit e ka marrë një mjet të fortë dhe ka tentuar ti sulmoj policët.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se të dyshimtit kanë arritur ti shmanget arrestit duke ikur në drejtim të pa njohur për momentin.
“Policia e Kosovës, stacioni i Novobërdës, në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata kanë kryer bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë ku është gjetur një pushkë gjuetie e tipit “Kalibo” 12 mm, prodhim Italian me 10 (dhjetë) copë fishekë”, ka thënë toger Hashani.
Sipas tij, arma kishte të skaduar lejen që nga viti 2010. Arma dhe municioni janë konfiskuar nga policia. Dy të dyshimt të njohur për policinë, janë në kërkim.
Zëdhënësi Hashani ka bërë të ditur se është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të shkon në Prokurorinë Shtetërore për vepra të rënda penale armë mbajtje pa leje./2L ONLINE/