Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHIMTË
Gjilan 14.03.2022-15:00. Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rasti vazhdon të hetohet.
DHUNË NË FAMILJE / LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Ranilluk 14.03.2022-01:00-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Dajkovc, Kamenicë 14.03.2022-12:30. I dyshuari mashkull kosovar me qëllim të pastrimit të një are të tij ka ndezur një zjarr të cilin nuk ka mundur ta kontrolloj e me pas zjarri ka përfshirë edhe rreth 1 hektar mal pronë e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari gjatë tentimit për ta fikur zjarrin ka pësuar djegieje sipërfaqësore në dorë për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Malësia-Tahir Sinani, Gjilan 09.03.2022-16:50. Lidhur me rastin me datë 14.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/