DYLON

Komuna e Gjilanit shpërndan fidane të arrës për 20 fermerë

Komuna e Gjilanit shpërndan fidane të arrës për 20 fermerë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka subvencionuar sot 20 fermerë me fidane të arrës, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku dhe drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.

Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se përkrahja e Komunës për fermerët do të jetë e vazhdueshme sepse mbështetja ndaj tyre përkthehet me zhvillimin ekonomik, mirëqenie të qytetarëve dhe motivim për t’u marrë me bujqësi.

EkoHigjiena

Kurse, drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Bajram Isufi, ka bërë të ditur se janë shpërndarë fidane për 20 fermerët të cilët i kanë plotësuar kushtet për sipërfaqe nga 0.40 deri në 1 hektar, ndërsa totali është 15 hektarë e 3570 fidane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.