Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Kabash, Viti 28.06.2022 – 11:55. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se shtëpia e tij është përfshirë në zjarr. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan 17.06.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
VET AKSIDENT TRAFIKU
Rr.Arben Isufi, Gjilan 28.06.2022 – 19:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është vet-aksidentuar me motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ai ka pësuar lendime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor. Viktima sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. /2LONLINE/