Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
FALSIFIKIM DOKUMENTI
Novobërdë, Gjilan (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore me datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i Komunës së Novobërdës nën dyshimin se ka falsifikuar dokument zyrtar (listën e vijueshmërisë së punëtorëve). Dyshohet se i dyshuari ka përfituar shumën prej dy mijë (2000) € duke dëmtuar buxhetin e komunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
LËNDIME I RËNDË TRUPOR
· Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 04.05.2022 – 17:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 02.05.2022 – 20:05. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 10.05.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur një pistoletë lodër e plastikës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
Makresh i Epërm, Novobërdë 10.05.2022 – 09:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare i cili dyshohet se kishte kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë” duke vjedhur dy bateri nga një ekskavatorë si dhe 80 litra naftë në vlerë prej 540€ pronë e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 10.05.2022 – 08:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /2LONLINE/