DYLON

Presidentja Osmani: Bashkëpunimi transatlantik është kyç për garantimin e sigurisë energjetike

Presidentja Osmani: Bashkëpunimi transatlantik është kyç për garantimin e sigurisë energjetike
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i cili po mbahet në Washington D.C., Presidentja Osmani ishte folëse kryesore në tryezën me temë: Bashkëpunimi Transatlantik për Sigurinë Energjetike.

Lufta në Ukrainë e ka ekspozuar rrezikun e varshmërisë së madhe të Evropës nga Rusia për sa i përket sigurimit të furnizimit me energji. Distancimi nga gazi, qymyri e nafta ruse është bërë pjesë e pakos së sanksioneve të shumë vendeve evropiane ndaj Rusisë.

EkoHigjiena

Përballë këtyre zhvillimeve, Presidentja Osmani theksoi se sfidë madhore mbetet gjetja e ekuilibrit të duhur midis përgjigjeve afatshkurtra ndaj krizës aktuale energjetike pa kompromentuar qëllimet dhe ambiciet e tranzicionit të energjisë dhe veprimit klimatik, përderisa sigurohemi që tranzicioni të jetë i drejtë dhe i barabartë.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në ballafaqim me krizën energjetike, Presidentja Osmani tha: “Përderisa sistemet dhe dizajnimi i politikave energjetike mund të jenë të ndryshme në të dy anët e Atlantikut, qëllimet tona janë të përbashkëta: sigurimi i furnizimit të rregullt me çmime të arsyeshme dhe të përballueshme nëpërmjet promovimit të politikave të qëndrueshme, mbështetjes së inovacionit dhe arritjes së objektivave në luftimin e ndryshimeve klimatike”.

Teksa foli për mundësinë e ballafaqimit me mungesë të furnizimit të rregullt, sfida ekonomike, tronditje të tregjeve energjetike, dhe rritje të çmimeve të energjisë, Presidentja Osmani theksoi se përballë tiranisë, asnjë çmim nuk është shumë i lartë për t’u paguar për të mbrojtur demokracitë dhe për të mbrojtur lirinë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.