Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Zekeria Cana, Gjilan 19.03.2022 – 10:21. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit. Për veç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Viti, 19.03.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/