Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
SHANTAZH
Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
GRABITJE
Rr. Bulevardi I Pavarësisë , Gjilan, 18.03.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, dy persona të panjohur i kanë grabitur një telefon celular në vlerë 1000€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/