Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
PERSON I ZHDUKUR
· Gjilan, 11.04.2022 – 20:49. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk din gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
· Viti , 11.04.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
· Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
· Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10330. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë . Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
· Fshati Malishevë e Ultë, Gjilan, 12.04.2022 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklisti, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
· Rr. Lufta Gjilanit, Gjilan, 12.04.2022 – 16:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjerë femra kosovare, të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
· Rr. Viti, Kllokot, 12.04.2022:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësorë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/