Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave në kuadër të strategjisë së integruar e policimit në bashkësi ka pritur në drejtorinë rajonale si dhe në stacionin policor në Gjilan, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve një qershori, nxënës dhe arsimtar të shkollës ‘’Thimi Mitko’’ – Gjilan, fëmijë nga asambleja komunale e fëmijëve, si dhe fëmijë nga qendra e kujdesit ditorë me nevoja të veçanta.
Fëmijët nga ana e drejtorit rajonal, Kolonel Agron Rukiqi si dhe eprorë të tjerë janë njoftuar me ambientet policore si dhe me punën, detyrat dhe angazhimet ditore të Policisë së Kosovës
Interesimi i nxënësve për punën e policisë ka qenë mjaft i madh, nxënësit kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim e çfarë do dukurie negative në mesin e shkollave të tyre.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, thuhet në njoftimin policor. /2LONLINE/