Policia e Kosovës zbaton Planin Operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’
Policia e Kosovës ka zbatuar Plani Operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili është shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore 03.12.2018 deri më 07.12.2018.
Në realizim të këtij plani, pos Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga stacionet policore përkatëse.
Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime:
· Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),
· Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,
· Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,
· Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,
· Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktime e trafikimit,
· Shtetasit e huaj janë dorëzuar Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të Huaj,
· Për shtetasit kosovar, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz.