Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe dukurive të tjera negative në shoqëri, është bërë pjesë e këshillit organizativ të emëruar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Shkollore të Kosovës për mbajtjen e ligjëratave njëorëshe çdo javë rreth edukimit, sjelljeve dhe dukurive negative në shoqëri.
Deri më tani janë mbajtur katër ligjërata nga zyrtarë nga Drejtoria për Policim në Bashkësi për nxënësit nga shkollat fillore nga të gjitha komunat të cilët janë të akomoduar në një hotel. /2LONLINE/