Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Në zbatim të Planit Operativ “Kontrolli i shtuar i transportit publik “, gjatë periudhës kohore 01 Dhjetor – 12 Dhjetor 2021:
-Janë kontrolluar 1901 mjete të transportit publik të udhëtarëve,
-Janë shqiptuar 745 gjoba për persona fizik dhe 19 gjoba për persona juridik.
“Duke pasur parasysh se jemi në sezonin dimëror, apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor nga të gjithë pjesëmarrësit, në të kundërtën do të ndërmerren masa ligjore për një siguri më të madhe rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /2LONLINE/