Në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” sot u mbajt takimi i Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Roganë të Komunës së Kamenicës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në takim janë diskutuar temat si: siguria në zonën e përgjegjësisë së këtij fshati, për aplikacionin “Lajmëro Policinë”, dhe tema të tjera të ndryshme.
“Anëtarët e KLSP-së u pajisen me broshura informuese rreth aplikacion “Lajmëro Policin”, ata u zotuan qē do ta shpërndajnë edhe në komunitet këto informata. Gjendja e sigurisë në përgjithësi si dhe siguria në shkolla u vlerësua e kënaqshme”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, nga KLSP-ja, koordinatori, Shefik Kastrati u zotua se do të veprojnë dhe punojnë në bazë të planit te veprimit me tri ekipe të KLSP -ve aktive.
Pas takimit disa qytetarëve të rastit u janë shpërndarë broshura informuese si dhe janë udhëzuar për përdorim. Policia e Kosovës punon dhe vepron në të mirën e qytetarëve të saj, thotë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/