Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se është mbajtur një takim në mes të njësitit policia në komunitet, që përfaqësohej nga rreshtere Sahadete Sadiku dhe Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP) i fshatit Livoq i Epërm, i kryesuar nga Ramadan Kurteshi dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit në këtë fshat.
“Temat e takimit ishin gjendja e sigurisë, gjendja gjendja në fshat pas vërshimeve, çështja aktuale me pandeminë si dhe te tema tjera të ndryshme. Nga të gjithë të pranishmit gjendja e sigurisë në përgjithësi është vlerësuar e mirë. U vlerësua se situata e shkaktua nga vërshimet në këtë fshat nga reshjet e fundit është stabilizuar, ndërsa tani mbetet që dëmet e shkaktuar te analizohen dhe vlerësohen”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, të pranishmit në takim kanë falënderuar Policinë e Kosovës për punën dhe përkushtimin e treguar në përkrahje të Komunitetit dhe qytetarëve të fshatin Livoq i Epërm. /2LONLINE.com/