Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime sensibilizuese për zbatimin e masave Anti COVID-19“ .
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, në zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë, sot me njësitet e policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, ka shpërndarë materiale sensibilizuese”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Materiale sensibilizuese anti-Covid janë shpërndarë edhe në Drejtorin Rajonale të Arsimit në Gjilan dhe në shkolla fillore të qytetit. /2LONLINE.com/