• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Komuna e Vitisë rehabiliton rrugën që lidhë fshatrat Vërban e Begracë

Redaksia 2LONLINE 24 Nëntor, 2020 2 min
 Komuna e Vitisë rehabiliton rrugën që lidhë fshatrat Vërban e Begracë

Banorët e fshatrave të Komunës së Vitisë dhe asaj te Kaçanikut, do të kenë mundësinë e qarkullimit të lirshëm, gjegjësisht qasjes në pronat bujqësore, përmes një rruge e cila është rehabilituar, në kuadër të një projekti, që parasheh rregullimin e infrastrukturës rrugore të komunës së Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se kjo rrugë është edhe një arterie që mundëson qarkullimin më të lehtë të banorëve në këtë zonë.

“Ne kuadër të shumë projekteve të përbashkëta me komunat fqinje, të Gjilanit, Kumanovës, Ferizajt, sot po inaugurojmë një projekt me komunën e Kaçanikut. Por ky nuk është i fundit, ngase do të punojmë së bashku me projekte me komunën e Kaçanikut”, tha Haliti, transmeton 2LONLINE.com.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, u shpreh falënderues për Institucionet komunale të Vitisë, për angazhim në realizim të këtij projekti, që do të ndikoj pozitivisht, në zhvillim të bujqësisë, për banorët e të dyja komunave.

Saqip Halili, banorë i Vërbanit, tha se kjo rrugë është shumë e mirëseardhur, meqenëse ishte vështirë e kalueshme edhe atë vetëm nga makina bujqësore.

Ndonëse rruga e cila u përurua sot mes të dyja komunave, e që lidh fshatin Vërban të Vitisë dhe Begracën e Kaçanikut, fillimisht do të jetë me zhavorr, kryetarët e të dyja komunave premtuan se së shpejti do ta asfaltojnë këtë rrugë, që kap një gjatësi mbi gjysmë kilometri. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Begracë Komuna e Vitisë rruge Sokol Haliti Vërban Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Haliti: Rritja e cilësisë së shërbimeve komunale prioritet i komunës

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com