Policia Rajonale e Gjilanit ka një apel për qytetarë në këtë fundviti. “Policia e Kosovës me qëllimin ma të mirë apelon që të kemi kujdes maksimal dhe tu shmangemi tubimeve masive, tu përmbahemi rekomandimeve të organeve shtetërore me të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të të gjithë neve”, thuhetnë apelin e policisë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja apeli i plotë:
Jemi në prag të festave të fundvitit, një vit sfidues për të gjithë ne.
Të nderuar qytetarë,
Policia Rajonale po thuaj gjatë gjithë vitit ka pas angazhime shtesë në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19, po bëjmë aq sa është e mundur ti përmbushim detyrat dhe obligimet tona.
Festat e këtij fundviti dallojnë nga vitet e tjera, duke i pas për bazë masat në fuqi. Policia e Kosovës me qëllimin ma të mirë apelon që të kemi kujdes maksimal dhe tu shmangemi tubimeve masive, tu përmbahemi rekomandimeve të organeve shtetërore me të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të të gjithë neve.
Hedhja e mjeteve plasëse piroteknike është rreptësishtë e ndaluar, prindërit të kenë kujdes të shtuar dhe në as një formë mos ti lejoj që fëmijët e tyre të hedhin fishekë zjarre, në mënyrë që tu shmangemi lëndimeve apo pasojave tjera të rënda. Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë për krah qytetarëve të vet, për një ambient të qetë dhe të sigurt të për të gjithë. /2LONLINE.com/