Policia e Kosovës, ka vazhduar aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafik, për të parandaluar aksidentet dhe shkeljet në trafik, për të ndëshkuar ata që nuk përfillin rregullat e trafikut.
Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (05.01.2024), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu: në rajonin e Prishtinës janë realizuar 158 PKV, në rajonin e Gjilanit 68 PKV, na të Ferizajt 82 PKV, në rajonin e Prizrenit 43, në rajonin e Gjakovës 44, në rajonin e Pejës 56 PKV, në rajonin e Mitrovicës Jugu 63 dhe në rajonin e Mitrovicë Veri 20 PKV, po ashtu nga njësitet qendrore të trafikut janë realizuar edhe 31 PKV, pra gjithsej 565 Pika Kontrolli për Vetura.
Policia, për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, ka konfiskuar patentë shoferët e 47 drejtuesve të automjeteve.
Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente e në veçanti të ruhet shëndeti e jeta e qytetarëve, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/