Drejtoria Rajonale e Policisë, njësiti i policisë në Komunitet nga stacioni policor në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve sot janë takuar me KLSP-në e sapoformuar në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.
Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Gjilan, Kapiten Naser Rrahmani, dhe njësiti i policisë në komunitet kanë përshëndetur gatishmërinë e qytetareve të fshatit Pogragjë për themelimin e këtij Këshillii.
Në takim është bërë përzgjedhja e kryetarit te këtij komiteti ku me propozimin e anëtarëve është zgjedhur, Fatbardh Hajrizi.
“Anëtarët e këtij komiteti kanë premtuar se do të i shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banoreve të fshatit duke i adresuar çdo ankesë dhe parregullsi në institucionet gjegjëse”, ka bërë me dije zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, toger Ismet Hashani. /2LONLINE/