DYLON

Ministri Mehaj priti në takim Gjeneralin Corell dhe Ambasadorin Hovenier

Ministri Mehaj priti në takim Gjeneralin Corell dhe Ambasadorin Hovenier
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, priti sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, ai falënderoi Gjeneralin Corell dhe Ambasadorin Hovenier dhe u shprehu mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe bashkëpunimin, tani në vitin e 11-të, të shkëlqyeshëm bilateral.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, Ministri Mehaj rikujtoi disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, Stërvitjen ” Defender-Europre ’21”, përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane.

Njëkohësisht, ai rikujtoi se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të SHBA-së si shtet mik, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë.

Nga ana e tij, Gjenerali Corell, vlerësoi shumë lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe konfirmoi përkrahjen e plotë, për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë po dëshmojnë nivel të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ambasadori Hovenier, theksoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.