Policia e Kosovës, njësitet e Task Forcës –Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë shtuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Më 24.02.2024, në fshatin Smirë-Viti, policia ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims’: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro.
I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /2LONLINE/