Policia kufitare inicion tri raste, arreston një person për falsifikim të dokumentit dhe parandalon dy raste kontrabandë me mallra.
Rasti falsifikim i dokumentit:
Dje më 21.03.2024, në ora 14:25, në Aeroportin e Prishtinës, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën sllovene me emër të një personi tjetër dhe që dyshohet të jetë i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rastet kontrabanda me mallra:
Në Leposavic, me 21.03.2024, në 21:50 njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve dytësore ku kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (ushqimore dhe pije) për të cilat nuk posedonte dokumentacion. Në konsultim me prokurorin vetura dhe malli i janë dorëzuar doganës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në magjistralen nga Jarinja ne Leshak, më 21.03.2024, është ndaluar vetura pikap me drejtues L.S., 23 vjeçar, gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se ishte i mbushur me duhan. Policia në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën e ka trajtuar këtë rast, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/