Person në kërkim
PËRSHKRIMI: PERSON I HUMBUR
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat
Rexhep (Rrahman)Kurti lindur me 27.04.1955, me banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan i njejti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/