Sipas autoriteteve policore, brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shqiptuar 880 tiketa në bazë të ligjit që ka të bëjë me pandeminë COVID-19, ndërkohë që tiketa të trafikut të shqiptuara janë 1 mijë e 220.
Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar statistikave policore, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 31 me dëme materiale por pa të lënduar.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 33 persona, 18 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 person janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/