Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 816 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Nga Policia e Kosovës është thënë se po vazhdojnë me punën e tyre pasi zbatimi i masave anti COVID-19, vazhdon të mbetet prioritet i Policisë.
Përndryshe, referuar të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983. /2LONLINE.com/