Policia: Brenda 24 orëve 52 aksidente, një me fatalitet

Policia: Brenda 24 orëve 52 aksidente, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, një me fatalitet.

Sipas policisë, poashtu 24 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 27 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 848 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE