Vetëm brenda një dite, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mije e 117 gjoba për perona të cilët nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Poashtu policia ka shqiptuar edhe 939 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Nga policia kanë bërë të ditur se për 24 orë janë arrestuar 25 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.
Gjatë periudhës njëditore në Kosovë janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 41 aksidente trafiku dëme materiale. /2LONLINE.com/