Policia e Kosovës po i gjobitë qytetarët që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19, si dhe ata që po i shkelin rregullat e trafikut.
Janë 924 në bazë të ligjit për pandeminë që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 57 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion, transmeton 2LONLINE.com.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 16 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 12 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në ndalim policor. /2LONLINE.com/