Ditë më parë, policia ka bërë me dije për një vetaksident në fshatin Uglar të Gjilanit, fatal për një qytetare, por në të cilin ishin edhe tre persona të tjerë të cilët fatmirësisht janë nxjerr nga vetura e përmbysur dhe janë dërguar për trajtim për shkak të lëndimeve të rënda.
“Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur me automjetin e përmbysur në këtë lum”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan., transmeton Portali 2LONLINE.com.
LEXO EDHE: Vetaksident trafiku me fatalitet
Duke folur për rastin, zëdhënësi Hashani tha se Polica e Kosovës dhe një qytetar shpëtojnë jetën e tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin “Morava” pas një vetaksidenti.
Më tej thuhet:
“Më 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan, ishte informuar për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”, në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan.
Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit .
Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur në automjetin e përmbysur në këtë lum, transmeton 2LONLINE.com.
Me këtë akt, policia dhe qytetari i kanë nxjerrë të gjallë tre të aksidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e vdekur pasagjerja , shtetase e Shqipërisë.
“Policia me këtë rast falënderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për t’i shpëtuar të askidentuarit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/.