Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunën në familje, lëndime të lehta trupore dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
· Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 29.07.2022 – 20:20 Në lidhje me rastin më 30.07.2022 janë identifikuar dhe arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht duke i goditur me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
· Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 30.07.2022-00:10. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga punëtori i sigurimi të një klubi nate. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan (EM: 387-997) 29.07.2022 – 07:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare të cilës i kishte bërë edhe presion që ajo ta lëshojë shtëpinë dhe nuk ishte kujdesur fare për të dhe fëmijët. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Viti 29.07.2022-14:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj që gjendet jashtë vendit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Letnicë, Viti 30.07.2022-21:30 Gjersa ankuesi mashkull kosovar, ishte duke ecur në rrugë, ka vërejtur tre persona meshkuj të cilët ishin duke i shkuar pas. Kur ankuesi kishte filluar të vraponte me qëllim për të ikur nga personat të cilët e përcillnin, kishte dëgjuar dy të shtëna të armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të armës së zjarrit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime. /2LONLINE/