Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të substancave narkotike, vjedhjes së rëndë dhe falsifikimit të parasë, transmeton 2LONLINE.com.
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Fsh. Mogillë, Kllokot & Viti 12.03.2023 – 16:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe vendbanimeve të tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar 34.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Topanicë, Kamenicë 12.03.2023 – 04:30. Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.
FALSIFIKIM I PARASË
Fsh. Pasjan, Partesh 09.03.2023-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte pranuar nga i dyshuari mashkull kosovar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. /2LONLINE/