Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje dhe të aksidentit të trafikut me lëndime, transmeton 2LONLINE.com.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 19.02.2023 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Stanishor, Gjilan 19.02.2023 – 20:24. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe dy këmbësorë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor njëri është liruar kurse tjetri është dërguar për tretman të mëtutjeshëm. /2LONLINE/