Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të të dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan dhe në fshatin Kishnapolë të Gjilanit.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Fsh. Kishnapolë, Gjilan 18.12.2023, 21:35. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 11.2 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/