Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të trafikimit me njerëz, lëndimit të lehtë trupor dhe aksidentit në trafik
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raste të trafikimit me njerëz, lëndimit të lehtë trupor dhe aksidentit në trafik.
Raporti i policisë:
TRAFIKIM ME NJERËZ
Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Kamenicë 29.08.2022-20:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretmanë mjekësor. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Topanicë-Kamenicë , Gjilan 29.08.2022-15:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar-e. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm ndërsa të tjerët janë liruar. Rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE/