Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, njëri rast në Partesh e tjetri në Viti, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
• Partesh 17.10.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
• Viti 17.10.2022 – 09:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ai. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe i është ofruar tretman mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2lonline/