DYLON

Policia e Kosovës vazhdon implementimin e planit operativ për kontrollin e transportit rrugor në vend

Policia e Kosovës vazhdon implementimin e planit operativ për kontrollin e  transportit rrugor në vend
Avatar photo Redaksia

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës me njësitë e saj ka filluar së implementuari Planin Operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar.

Qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentat e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.

EkoHigjiena

Gjatë ditës së parë, datë 19.02.2019, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike. (1 kombi dhe 1 veturë).

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin e trafikut dhe zbatimin e ligjit për transportin rrugor.

Në vijim gjeni linkun me disa nga aktivitetet në teren:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.