DYLON

I konfiskohet përkohësisht automjeti vozitësit i cilit e kishte të konfiskuar lejen dhe kishte masë mbrojtëse për mosdrejtim të mjetit

I konfiskohet përkohësisht automjeti vozitësit i cilit e kishte të konfiskuar lejen dhe kishte masë mbrojtëse për mosdrejtim të mjetit
Avatar photo Redaksia

Njësitet patrulluese të Trafikut  nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet  me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin  e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse. 

Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i  është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind  (500) euro, pesë  (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti.

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet ne njofitmi ne policise. /2LONLINE/