Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës me njësitë e saj ka filluar së implementuari Planin Operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar.
Qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentat e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.
Gjatë ditës së parë, datë 19.02.2019, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike. (1 kombi dhe 1 veturë).
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin e trafikut dhe zbatimin e ligjit për transportin rrugor.
Në vijim gjeni linkun me disa nga aktivitetet në teren: