Në Policinë e Kosovës thonë se me njësitet e saja po vazhdojnë angazhimet në terren, në përpjekje për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Sipas policisë, përmes respektimit të masave, mbajtjes së higjienës, mbajtjes së distancës fizike dhe bartjes së maskës, ndikojmë së bashku në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Përndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se policia ka shqiptuar 827 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë Covid-19. /2LONLINE.com/