Rreth 30 fëmijë nga kopshti “Dardania” në Gjilan, së bashku me edukatorët dhe prindërit kanë vizituar stacionin policor në Gjilan, ka bërë me dije, Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Fëmijët janë mirëpritur nga zyrtarët e njësisë në komunitet dhe kanë vizituar stacionin dhe zyrat ku zhvillohet puna e zyrtarëve policore,” ka thënë zëdhënësi Hashani.
Vizita e fëmijëve është realizuar në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Fëmijët, edukatorët dhe prindërit janë shprehur të kënaqur dhe mirënjohës për pritjen që iu është bërë nga ana e oficerëve të Policisë së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.