Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u organizua një ceremoni me rastin dorëzim-pranimit të donacionit të radhës nga UNDP-ja për PK-në. Në këtë ceremoni me një fjalë rasti të pranishmëve iu adresua ministri i MPB-së z. Sveçla, znj, Soukko përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë dhe drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti.
Ky donacion do të ndihmojë në zbatimin e ‘Strategjisë për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta’ dhe zbatimin e ‘Udhërrëfyesit rajonal’.
Mjetet dhe pajisjet e ofruara për PK-në në këtë rast përfshijnë pajisje profesionale si: skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t’i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe përmirësimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta. Ky financim është përkrahur/financuar nga Gjermania, Franca, Mbretëria e bashkuar, Suedia, Holanda, Norvegjia me mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian. /2LONLINE/