Policia e Kosovës në Mitrovicë Veri, sekuestron mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovë me zyrtarët e saj dhe në bashkëpunim me qytetarët po punon në vazhdimësi me përkushtim dhe profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.
Angazhime aktive të autoriteteve kufitare janë duke realizuar edhe në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror.
Në këtë fushëveprim gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në funksion të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale në rajonin Mitrovicë-veri, lagja e boshnjakëve, përball shkollës së mesme teknike, Policia e Kosovës sot në orët e hershme ka pranuar informacione të rëndësishme nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve të rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.
Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç ‘rast në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë veri, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kanë gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymosëse, municion dhe një uniformë.
Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.
Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimi të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkëpunimit reciprok në funksion të garantimi të një sigurie më të madhe për të gjithë, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/