Më, 10 gusht 2021, rreth orës 04:50, ankuesi S.B. (1989) mashkull, kosovar, ka raportuar se persona të panjohur janë futur në shtëpinë e tij përmes një dritareje të podrumit. Sipas deklaratës së S.B., i janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave.
Njësitet e Hetimeve Rajonale-Gjilan, pasi pranimit të rastit kanë filluar me veprimet hetimore intensive; intervistimit të familjarëve të ankuesit dhe janë shikuar kamerat e sigurisë që ishin të vendosura në shtëpi. Nga këto veprime hetimore, hetuesit policorë, kanë krijuar dyshime të reja. Prandaj, ‘ankuesi’ është ri-intervistuar nga ana e hetuesve policorë, por tanimë në cilësi të të dyshuarit.
Gjatë ri-intervistimit i dyshuari S.B., në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, pas ballafaqimit me provat e gjetura nga hetuesit policorë, i njëjti deklaron se rastin ‘vjedhje e rëndë’ e kishte inskenuar pasi që shumën e të hollave në vlerë të konsiderueshme të deklaruar si të vjedhur, në fakt e kishte shpenzuar në mënyra të ndryshme.
Bazuar në deklaratën e dytë të të dyshuarit dhe provave të qëndrueshme të gjetura nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj S.B. është iniciuar rasti ‘lajmërimi apo kallëzimi i rremë’. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/