Policia e Kosovës (PK), Njësia për Komunitet, nga stacionit policor në Gjilan, ka vizituar disa nga lokalet hoteliere, kafiteri, qebaptore e lokale tjera, me këtë rast, pronarëve iu kanë shpërndarë broshura lidhur me “Rrezikun nga Bombolat e Gazit” .
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se rreziqet të cilat mund të vijnë nga përdorimi i bombolës së gazit janë nga më të ndryshmet.
Sipas tij, këto broshura kanë udhëzime të qarta se si të përdoren dhe ato u janë shpërndarë pronareve të këtyre bizneseve në shenjë vetëdijësimi, pasi që ka pas raste ku pikërisht këto pajisje kanë qenë shkak i lëndimeve serioze.
“Pronarët e këtyre bizneseve kanë qenë falënderues dhe e kanë mirëpritur kujdesin e policisë. Policia e Kosovë në vazhdimësi punon dhe vepron në të mirë të qytetarëve të saj”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/