Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 73 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, ndërsa 2 në bazë të ligjit COVID-19.
Policia e Kosovës në raportin esaj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për dy aksidente fatale, 45 me lëndime dhe 54 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 18 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/
Raport shtesë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Dubravë, Istog, 23.07.2021 – 17:55. Raportohet se më 01.08.2021 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i aksidentuar më datën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Terpeze, Malishevë, 01.08.2021 – 07:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasoj, një mashkull kosovar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare e cila ështe dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari ështe arrestuar dhe dërguar në mbajtje.